"Deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim që do të votojnë kundër mbylljes së lojërave të fatit do të përjashtohen nga grupi". Është kjo deklarata e Petrit Vasilit, kreu i grupit parlamentar të LSI-së.
Vasili i është përgjigjur deklaratës së Kryeministrit të bërë një ditë më parë, i cili tha se nuk kishte votat për të votuar ligjin për mbylljen e lojërave të fatit.