Trump: Putin, burrë i zgjuar - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vendimi i presidentit rus Vladimir Putin per te mos debuar diplomatet amerikane nga Rusia eshte pershendetur nga presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump. ?Lëvizje e shkëlqyer, gjithnjë e kam ditur se ai ishte shume i zgjuar?, shkroi Trump ne Twitter?. Shefi i Kremlinit ishte shprehur me herët se qeveria e tij do te prese sesi do te zhvillohen marrëdhëniet mes dy vendeve nen presidencën e re. Dëbimi i diplomateve ishte nje nga veprimet e fundit te presidencës se Obames, qe u mor me argumentin se ruset kane ndërhyre ne zgjedhjet amerikane përmes hakerimit, ndonëse Rusia i ka hedhur poshtë akuzat. Pas reagimit te Putin nuk ka pasur asnje kunderreagim te shefit te Shtëpisë se Bardhe. Megjithate, senatori republikan John McCain, e konsideroi sulmin kibernetik te ruseve nje akt lufte dhe kerkoi qe te behet me shume ndaj sulmeve te tilla, duke vendosur me shume sanksione. Ndërsa zyrtaret ruse e kane vleresuar levizjen e Putin duke shpresuar ne përmirësimin e raporteve me SHBA. Nje deputet rus ne kete prag feste e cilesoi Obamen nje Santa te keq, qe deshi te prishte pushimet e njerëzve.

Free Traffic Exchange