http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas deklaratës së qartë të kreut të qeverisë për mungesën e votave brenda mazhorancës, ka reaguar LSI, e cila e përjashton veten nga ngërçi i numrave që parashtroi Rama. Për Zëvendëskryetarin e kësaj force politike Petrit Vasili, problemi eshte shume i thjeshte per sa i takon LSI-së. Në një deklaratë për mediat, ai thotë se qeveria mund ta sjellë në nisje të sesionit të ri parlamentar ligjin për mbylljen e lojërave të fatit.Kryeministri mund ta sjelle ligjin për mbylljen e bixhozit që në seancën e parë të janarit. Të gjitha votat e grupit të LSI do të jenë pro mbylljes. Në qoftë se një deputet i vetëm i LSI nuk do ta votonte, ai do të përjashtohej nga grupi. Anetari i grupit të LSI që s?voton do të behëj anetar i bixhozit.E duke i dhënë mbështetje nismës ligjore, zyrtari i lartë i partisë aleate kryesore të PS në koalicionin qeverisës, mendon se kryeministri mund t?i bëjë bashkë të gjitha votat e nevojshme, brenda kampit të shumicës parlamentare.Bixhozi kjo sëmundje e rëndë shoqërore e ka të qartë shërimin dhe ç?rrënjosjen. Besoj që deri në mbledhjen e parë të Parlamentit në janar, Rama do t?i bëjë bashkë të gjitha votat e grupit të PS. Në pak javë i japim pra fund një herë e mirë problemit bixhozi.Pak pasi morri pushtetin, në vjeshtën e vitit 2013, nisi operacioni kundër lojërave të fatit ?Fund Marrëzisë?. Kryeministri kishte vlerësuar bixhozin si një krim që cenon familjet shqiptare. Por ndërkohë, në Parlamenti ka miratuar këtë dhjetor nismën, e cila shtyn me dy vjet të tjerë të efekteve të ligjit për lojërat e fatit, nga 31 dhjetori 2016, në 31 dhjetor 2018.