Zbulohet “magazina” e hashashit - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje sasi rekord droge është sekuestruar gjate nje operacioni te policisë italiane diten e premte. 2,7 tone marihuane u gjeten ne nje oficine automjetesh ne Colubro ne periferi te kryeqytetit Rome. Ne pranga perfunduan dy persona, nje shqiptar dhe nje italian.Lenda narkotike ishte e ndare ne 126 pako. Shqiptari i arrestuar eshte nje 46-vjeçar, punonjës ne ofiçine, ndërsa italiani rezultonte pronar i saj. Karabinierët mbërritën ne zonen ku u gjet droga, ku kryen nje kontroll te hollësishëm. Nje pjese e kanabisit u gjet e ngarkuar ne nje furgon, ndërsa pjesa tjeter ishte vendosur ne nje bodrum. Nuk dihet ende nese ka pasur persona te tjere te përfshirë ne kete rrjet te trafikut te drogës. Policia italiane vazhdon hetimet per te zbuluar se nga vinte marihuana dhe destinacionin e saj. Gjate muajve te fundit ne Itali eshte sekuestruar nje sasi e madhe lendesh narkotike, e ardhur kryesisht nga Shqipëria, nje pjese e te ciles e transportuar përmes skafeve. Disa trafikante shqiptare jane arrestuar nga policia.

Free Traffic Exchange