http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Viti i Ri do të nisë me një çerdhe të re për fëmijët në zonën e Kombinatit. Ata do të kenë ambiente të reja, e kushte më të mira në çerdhen e tyre. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, tha se ky vit që po mbyllet mund të konsiderohet edhe si viti ku fokusi kryesor i punëve që ka bërë bashkia ka qenë te e ardhmja e qytetit, që janë fëmijët.?Ky ka qenë një vit me shumë punë, por nëse do ketë një punë që do mbahet mend, ka qenë fokusi i jashtëzakonshëm te fëmijët; Tirana nuk është perfekte, ka ende shumë probleme, kemi ende shumë punë për të bërë, por di të them që ndihem shumë mirë me ç?kemi bërë për çerdhet e kopshtet sepse besoj se kemi filluar mbarë, jo duke bërë llogaritë për zgjedhjet e ardhshme, por për gjeneratën e ardhshme. Vetëm kështu mund të ecë përpara Tirana, me fokus te puna, tek e ardhmja, duke shpresuar gjithmonë me optimizëm se ditët më të mira i kemi përpara?.Veliaj tha se puna e bërë me çerdhet dhe kopshtet do jetë etaloni dhe standardi mbi të cilin do të bëhen gjithë punët në vitet e tjera.