Report TV - 2016, viti i Vettingut e dosjeve të bujshme

2017-02-26 0

Nga nisja në përfundim të tij, viti 2016 kaloi në ankthin e të konsideruarit ?Dosja Vetting?.
Pas miratimit në parlament, për disa javë rresht ky ligj u ngri së funksionuari, pasi pas politikës, edhe gjyqtarët e ankimuan në Kushtetuese, duke kërkuar shpalljen e tij si të papajtueshëm me ligjin themeltar të vendit dhe si një proces që cenonte të drejtat themelore të gjyqtarëve.
Përgjigjja mbërriti nga Venezia dhe gongu i Kushtetueses ra më 22 dhjetor 2016, kur u bë publik vendimi se Vettingu ishte në përputhje me Kushtetutën dhe zbatimi i tij nuk cenonte asnjë të drejtë të palëve që përfshihen nga ky proces, gjyqtarë, prokurorë dhe drejtues të sistemit të drejtësisë.