Viti i fundit para zgjedhjeve parlamentare pritej të ishte më agresiv nga partia demokratike në aksionin e saj të protestave dhe të denoncimit të aferave të qeverisë.
Ishte paralajmëruar një vit protestash, por rezultoi e kundërta pasi ato kanë qenë më të shumta të organizuara nga shoqëria civile apo forumet e kësaj partie.
Lidershipi demokrat e nisi 2016 dhe mbylli me takime intensive me qytetarët në çdo cep të Shqipërisë, ndërsa spikati ftesa e Lulzim Bashës për t?iu bashkuar PD-së, të majtë e të djathtë që janë kundër krimit, korrupsionit dhe keqqeverisjes. Madje disa here Basha u duk sikur ftesën e kishte edhe për ish-aleatin e PD në 2009-2013, LSI e Ilir Metës.