Tenton dy grabitje kazinosh brenda natës

2017-02-26 3

Me një kapuç në kokë dhe me një pistoletë në dorë ky person hyri rreth orës 21 të së premtes në një prej kazinove pranë Zogut të Zi në Tiranë.
Duke kërcënuar punonjësit e kazinosë ai arriti të marrë një shumë rreth 80 mijë lekë të reja. Por mesa duket kjo nuk e ka kënaqur Ilir Lelin, 47-vjeç nga Tirana. Pak minuta më pas ai hyri në një tjetër kazino pranë prokurorisë së Tiranës. Por efektivë të Komisaritait numër 3 ishin vënë në ndjekje të tij dhe e kanë bllokuar brenda kazinosë duke parandaluar grabitjen e dytë.
Në momentin e ndalimit Lelit iu gjet në dorë arma që përdori për grabtijen, kjo pistoletë tip TT e cila kishte plumbin në gojë. Me vete iu gjet edhe sasia e parave të grabitura në kazinonë e parë. Leli është shoqëruar në policia ku për tu marrë në pyetje nëse ka lidhje me grabitje të tjera të ngjashme. Arrestimin e autorit të grabitjes e përshëndeti ministri i Brendshëm Saimir Tahiri për reagimin në kohë rekord dhe gadishmërinë në të gjithë vendin në këtë kohë festash.