Ora News - Krasniqi: Shqipëria me halle, kryeministri qytetari më i lumtur

2017-02-26 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Analisti dhe politologu, Afrim Krasniqi ka komentuar konferencën e fundvitit të kryeministrit Edi Rama. Sipas tij është bërë traditë që kryeministrat në Shqipëri në fundvit të flasin për arritje, ndërkohë që liderët europianë flasin për sfidat. Krasniqi tha se mes Shqipërisë me halle, Rama është qytetari më i lumtur.
Krasniqi: Është një traditë që liderët e vendeve të ndryshme në prag të vitit të ri bëjnë një bilanc vjetor dhe tregojnë kush janë sfidat e vitit tjetër. Disa e bëjnë me fjalime parlamentare, të tjerë me konferenca shtypi. Në rastin shqiptar aplikohet kjo konferenca e shtypit. Por ajo që kuptohet mes modelit tonë dhe modelit perëndimor është se të gjithë liderët folën për problemet dhe sfidat, në Shqipëri ndodh e kundërta, flitet për sukseset dhe nëse ka dështime ia faturojmë kundërshtarit dhe kjo është një lloj ligjërimi politik që nuk është i modës, nuk lejon të bësh analizë dhe nuk e afron qytetarin me politikën. Eshtë një lloj situate paradoksale ku një vend me shumë halle si Shqipëria kemi një qytetar të lumtur dhe këto po e shohim dita ditës, ky është kryeministri i Shqipërisë. Ky është një problem i madh i shoqërisë shqiptare, ku zakonisht kryeministrat gjithmonë kanë qenë të lumtur dhe populli nuk ka qenë i lumtur. Shqipëria është në një fazë ku ndodhet në një krizë sociale, krizë përfaqësimi, një krizë funksionimi të reformave.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/krasniqi-shqiperia-me-halle-kryeministri-qytetari-me-i-lumtur/