stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Per ndertime e riparime pa leje, qofte edhe brenda shtepise mund te ndeshkohesh nga ligji. Po kjo nuk vlen per te gjithe. Ardian Halilaj, sapo bleu apartamentin ne rrugen ?Myslym Shyri? nderhyri ne ballkonin ekzistues, duke dale madje edhe ne hapesiren e fqinjes. Kjo e fundit, Shpresa Braho, pasi nuk e gjeti te drejten ne zyrat e shtetit, iu drejtua emisionit ?Stop?. Ajo thote, se banori i ri ka vendosur edhe kondicioneret ne ballkon, duke i krijuar lageshtire. Sokol Mezini, kryeinspektor i policise bashkiake pranon, se Halilaj ka shkelur ligjin ndaj eshte gjobitur me 1 milione leke te vjetra dhe detyrimin, per te prishur strukturen e paligjshme.
Për ndërtime e riparime pa leje, qoftë edhe brenda shtëpisë mund të ndëshkohesh nga ligji. Madje në disa raste, përfundon në burg edhe duke ndërtuar me leje.
Emisioni investigativ ?STOP? solli në vëmendje rastin e familjes Ceku në Bregun e Lumit, që ndonëse kishte një leje për të rikonstruktuar një pjesë të shtëpisë, sapo nisën punimet INUK dhe efektivët e policisë ndërhynë duke i ndaluar ato menjëherë dhe madje arrestuan djalin e shtëpisë, i cili u mbajt padrejtësisht për 3 ditë në burg.
Po kjo nuk vlen për të gjithë?
I tillë është rasti i Ardian Halilaj, i cili sapo bleu apartamentin në rrugën ?Myslym Shyri? ndërhyri në ballkonin ekzistues, duke dalë madje edhe në hapësirën e fqinjes.
Kjo e fundit, Shpresa Braho pasi nuk e gjeti të drejtën në zyrat e shtetit, iu drejtua emisionit investigativ ?STOP?. Ajo thotë se banori i ri ka vendosur edhe kondicionerët në ballkon, duke i krijuar lagështirë. ?Jam banore e këtij pallati dhe jetoj prej 18 vjetësh. Para një viti vjen një banor i ri, që quhet Ardian Halilaj dhe prish strukturën e ballkonit të tij dhe zgjerohet duke u futur në dritaren e shtëpisë time. Përveçse më ka prekur privatësinë time, sepse më vjen në dritare, gjithashtu në murin tim ka vendosur dy kondicionerë duke më përçuar lagështirë. Në momentin që zotëria prishi murin ekzistues të ballkonit të tij dhe e zgjeroi duke e futur brenda edhe dritaren e shtëpisë time, unë njoftova policinë. Ajo për momentin i ndaloi punimet dhe më drejtoi drejt IKMT-së. Kjo e fundit u njoftua, erdhën, por zotëria i vazhdoi punimet i pashqetësuar. Më pas iu drejtova edhe bashkisë me një letër ankuese, e cila më ktheu një përgjigje, që nuk të prek privatësinë tënde. Duke mos gjetur zgjidhje në asnjë zyrë të shtetit iu drejtova emisionit ?STOP? për të gjetur një zgjidhje për problemin tim.?
Avokati Roland Xhindi shprehet se ka ndjekur të gjithë procedurën juridike në lidhje me problemin e klientes së tij Shpresa Braho. ?Unë nga ana juridike kam ndjekur procedurën duke bërë një ankim në Bashkinë e Tiranës dhe IKMT ? së. Përgjigje kemi vetëm nga IKMT ? ja, ku sqaron se: Pas konstatimit nuk është konsideruar ndërtim dhe pjesa e kangjellave që është vendosur është një konstrukt i lehtë...