Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Drejtoria e Doganave deklarin se prej ditës së parë të vitit që vjen hyn në fuqi taksimi me 8 lekë për litër për gazin. Doganat paralajmërojnë se çdo subjekt që nuk të paguajë akcizën për gazin do të bllokohet. E njëjta masë do të merret edhe për subjektet që e kanë gazin stok në magazine dhe nuk e deklarojnë atë.
Prej 1 janarit të vitit që vjen hyn në fuqi taksimi me 8 lekë për litër i produktit gaz i naftës dhe hidrokarbure të tjera gazoike për përdorim si lëndë djegëse për motor automjetesh.
Drejtoria e Doganave dekalron se nga 1 janari 2017 asnjë subjekt nuk do të lejohet të kryejë blerje të këtij produkti pa paguar më parë detyrimet e akcizës. Ndërsa subjektet e tregtimit me shumicë të tij nuk do të lejohet të shesin produkt pa paguar më parë detyrimet e akcizës.
Por këtij vendimi nuk i shpëtojnë as subjektet tregtare që kanë produktin gjendje në magazinat e tyre. Për këtë shitësit me shumicë detyrimisht duhet të marrin statusin e Depozituesit të Miratuar, procedurë kjo që nis në Degën Doganore. Brenda datës 9 janar 2017 subjektet duhet të depozitojnë stokun e produktit, ndërsa në mbyllje të datës 31.dhejtor 2016 të depozitojnë këtë dokument pranë Degëve Doganore.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/nga-1-janari-takse-8-lekeliter-per-gazin/