Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prej ditësh shërbimet e policisë në terren po vijojnë kontrollet ne tregjet kryesorë të kryeqytetit për parandalimin e tregëtimit të fishekzjarreve të rrezikshme, të cilat shpesh herë janë bërë shkak për incidente gjatë festimeve të ndërrrimit të viteve. Po paravëresisht se ligji e ndalin shumë prej subjekteve tentojnë të tregetojnë fishekzjarre me fuqi piroteknike te madhe. Deri tani janë sekuestruar 700 fishekzjarre.
Krahas masave të marra për rendin dhe sigurinë, në natën e ndërrimit të viteve, policia i ka kushtuar rëndësi dhe përdorimit të fishekzjarrëve.
Prej ditesh, të gjitha shërbimet në terren në bashkëpunim dhe më zjarrfikëset, dhe policiane bashkiake kanë marrë urdhër të tregojnë kujdes për parandalimin e incidenteve nga fishekzjarrët. Për këtë tashmë çdo biznes apo dhe institucion, i cili ka parashikuar përdorimin e tyre për arsye festive, duhet të marrë leje shërbimin zjarrfikës. Po pavarësisht kesaj shumë biznese tentojne të tregëtojnë këto artikuj të rrezikshëm, ndërsa ligji e percakton qartë se per c ilat duhet lejë nga shërbimi zjarrfikës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sekuestrohen-700-fishekzjarre-te-rrezikshme/