Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia Rrugore do jetë e dislokuar në rrugë natën e ndërrimit të viteve, në krah të forcave të rendit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore Ardi Veliu tha për Ora News se do të ndëshkohen rëndë të gjithë shkelësit e rregullave të qarkullimti rrugor dhe të gjithë drejtuesit e mjeteve që abuzojnë me alkoolin.
Policia Rrugore ka kaluar në gatishmëri të plotë për menaxhimin e trafikut në këto ditë festash dhe parandalimin e aksidenteve rrugore. Drejtori i Policisë Rrugore, Ardi Veliu ka zbardhur në rubrikën ?Para dhe Pasuri? të gazetares Aurora Sulçe planin e masave që po ndërmerret në bashkëpuinim me policinë e rendit.
Patrullat e rrugores dhe blutë e rendit do të jenë të pranishme në pikat më problematike përsa i përket trafikut dhe aksidenteve brenda qyteteve, si dhe në rrugët nacionale.
Ardi Veliu: Prej 10 ditësh ka kaluar në gatishmëri të përforcuar. Në komunikim të vazhdueshëm ditor me drejtoritë vendore të policisë ka bërë prezentë mënyrën e organizimit të shërbimit ku duhet të përqëndrohet vëmendja kryesore për organizimin e shërbimit. Alternimin e shërbimit jo vetëm fiks por edhe në lëvizje. Ndërkohë duke kërkuar edhe bashkëpunimin e shërbimeve të patrullave të rendit, duke u përqëndruar në zonat urbane dhe duke rritur prezencën e policisë rrugore në akset kryesore.
Kreu i Policisë Rrugore apelon drejtuesit e mjeteve që të moskonsumojnë pije alkoolike natën e ndërrimit të viteve. Ai paralajmëron kontrolle të shtuara dhe penalitete të ashpra në rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/drejtori-i-policise-rrugore-kujdes-me-alkoolin-ndeshkim-kush-shkel-ligjin/