Opinion - Nishani, Rama, Meta, Basha! (29 dhjetor 2016)

2017-02-26 0

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN; Te ftuar:Bujar Nishani Edi Rama, Ilir Meta, Lulzim Basha

Kronike me e plote: http://tvklan.al/opinion-nishani-rama-meta-basha/

Intervista me z. Nishani:

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka ardhur me një rrëfim ndryshe, mbrëmjen e sotme, në emisionin Opinion, përballë gazetarit Blendi Fevziuu. Një intervistë pa nota të forta politike, por mbi atë se çfarë u realizua dhe çfarë mund të bëhej ndryshe. Duke mbajtur hapin nga kujtimet festive përgjatë viteve, e deri tek, dëshirat, familja dhe projektet.

Blendi Fevziu: Z.President mirëmbrëma dhe faleminderit që pranuat ftesën për të folur në këtë prag festash.
Bujar Nishani: Mirëmbrëma, kënaqësia për mua.
Blendi Fevziu: Do të jetë një intervistë krejt ndryshe në fakt, nuk do lidhet shumë me zhvillimet politike, nuk do lidhet shumë me tensionet dhe situatat në vend, por do lidhet me një lloj profili të raportit tuaj me festat dhe natyrisht me vitin që shkoi.
Bujar Nishani: Është zgjedhje shumë e mirë.
Blendi Fevziu: Nuk e di, sa personazh festiv jeni, pra sa e ndjeni atmosferën e festave. Jo tani vetëm si president, por në përgjithësi flas.
Bujar Nishani: Unë besoj se të gjithë i ndjejnë festat dhe kanë dëshirë ta kenë afër festën dhe ta kenë vetën e tyre gjithmonë pjesë e një ambienti festiv. Kështu edhe unë personalisht e kam jetuar ambientin festiv e kam dashur dhe jam munduar që t?ia ofroj vetës, familjes dhe miqve.
Blendi Fevziu: Ka qenë atmosfera e festave në familjen tuaj edhe më parë gjithmonë e pranishme?
Bujar Nishani: Gjithmonë ka qenë e pranishme. Kuptohet në vitet e largëta me aq sa ç?ka qenë e mundur me kushtet e Shqipërisë që i njohim të gjithë, por gjithmonë me kalimin e kohës kanë qenë edhe më të theksuara.
Blendi Fevziu: Gjithsesi edhe në atë Shqipëri të varfër në vitet e komunizmit fundviti ishte festa më simbolike e shqiptarëve?
Bujar Nishani: Pema e Krishtlindjeve apo siç e quanim ne në atë kohë pema e Vitit të Ri, nuk mungonte kurrë, zbukurimet nuk mungonin kurrë, gatimet tradicionale që fillonin disa ditë përpara ardhjes së natës së fundit të vitit, bakllavaja simbolike që gatuhej në familje nga nëna me të afërmet, pra; ishte një ambient i cili gjithmonë e krijonte atë sensin e festës.
Blendi Fevziu: Sa ndryshon festa e një presidenti me atë të një qytetari të zakonshëm. Ajo që quhet atmosfera festive?
Bujar Nishani: Varet se si e vendos veten në raport me festën apo atë që ne e quajmë me ambientin njerëzor. Për mua nuk ka bërë ndonjë ndryshim. Ndoshta jam munduar që të përfshij më shumë njerëz, më shumë të afërm gjatë kohës që kam qenë në këtë detyrë në mbrëmjen e Vitit të Ri, për shkak, edhe të mungesës së hapësirave dhe kontakteve gjatë gjithë vitit. Jam munduar të shpërndahen dhe të japin edhe ca meshaze në dimensione njerëzore, p.sh, në dy festat e fundvitit kam pasur të ftuar fëmijët e shtëpisë së jetimëve, që kanë festuar bashkë me familjen tonë dhe kanë ndenjur dy-tre ...

Free Traffic Exchange