“Vendimi i KQZ-së paralajmërim për kriminelët” - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ambasada e Shteteve të Bashkuara te Amerikës ne Tirane ka reaguar e para për heqjen e mandatit per Elvis Roshin, Shkëlqim Selamin dhe Dashamir Tahirin, duke e cilësuar kete nje fitore te popullit shqiptar. Ne nje deklarate për mediat, Ambasada ka theksuar se ky vendim është edhe një paralajmërim për kriminelët që po mendojnë të jenë kandidatë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.?Zyrtarët e zgjedhur apo të emëruar që plotësojnë deklarata false duhet të ndëshkohen me gjithë forcën e ligjit. Personat me dosje penale nuk mund të kenë vend në përfaqësimin e shqiptarëve.?Me pas ka ardhur edhe reagimi i liderit te opozitës Lulzim Basha, pasi dekriminalizimi ka qene beteja me e rëndësishme per PD ne 3 vitet e fundit.?Ndarja e politikes me krimin sapo ka filluar. Për te gjithë shqiptaret e ndershëm kjo është nje fitore e shumëpritur. Beteja është e gjate dhe e vështirë sepse krimi ka mbrojtje dhe mbështetje qeveritare.?Ndërkohe qe kryeministri Edi Rama ne reagimin e tij ndaj vendimit te KQZ, ka ironizuar mbrojtjen qe Partia Demokratike dhe anëtaret e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve te propozuar nga opozita i bene deputetit demokrat Dashamir Tahiri.?U rrokanis kokën shqiptarëve për ligjin e dekriminalizimit dhe e shqelmon ligjin me të parën në mbrojtje të problematikut të vet.?Ligji i dekriminalizimit se bashku me ndryshimet kushtetuese u miratua ne 17 dhjetorin e 2015 e u desh plot nje vit qe ky kuadër ligjor te prodhonte efektet e para per largimin e 3 politikaneve; Elvis Roshit, Shkëlqim Selamit dhe Dashamir Tahirit.