Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 35 vite burg shtetasin Arban Djaloshi, i cili shpallet fajtor për vrasjen e babait të tij Mirosh Djaloshi.
Ndërkohë, me tre vite burg është dënuar Bardhe Djaloshi, e cila ka ndihmuar të birin për fshehjen e vrasjes, ndërsa me 1.6 vite burg është dënuar djali tjetër i saj, Flavio Djaloshi.
Ngjarja ka ndodhur më 18 mars të këtij viti në fshatin Manzë të Durrësit. Burri u gjet i pajetë në afërsi të banesës nga fqinjët, ndërsa ishte goditur me sende të forta.
I biri i tij, Arban Djaloshi, i arrestuar, ka pranuar krimin përpara prokurorit të çështjes.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vrane-kryefamiljarin-denohen-dy-djemte-dhe-nena-e-tyre/