BERAT-?Ndonëse me një buxhet modest, bashkia e Beratit ka investuar në realizmin e shumë projekteve për qytetin gjatë vitit 2016 ndërsa premtoi se në vitin 2017 do të shtohen projekte të reja në shërbim të qytetit?.
Kështu ka deklaruar kryetari i bashkisë së Beratit, Petrit Sulaj, gjatë daljes së tij të fundit publike në këtë vit, i cili bëri një panoramë, të investimeve qe janë bërë gjatë vitit 2016.
Kryebashkiaku Sulaj tha se këtë vit janë zgjidhur disa nga problematikat kryesore të qytetit, të cilat sipas tij mungonin prej vitesh. Ndër projektet që janë realizuar gjatë këtij viti, kryetari i bashkisë së Beratit, nënvizoi ndërtimin e pedonales së qytetit, rehabilitimi i rrugës nga Stadiumi i vjetër në drejtim të Sigurimeve Shoqërore, prej 350 milionë lekë të reja.