TIRANE-Një dhuratë aspak e këndshme për Vitin e Ri mbërriti nga KQZ, por dy deputetë dhe një kryebashkiak. Dashamir Tahiri e Shkëlqim Selami nuk do gëzojnë mandatet e deputetëve, po kështu dhe kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranoi sot kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e mandatave të dy deputetëve, Shkëlqim Selami e Dashamir Tahiri si dhe kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi. Nga ky moment, të tre të lartpërmendurit nuk mund të ushtrojnë funksionet e tyre.
?KQZ për Elvis Rroshin, kryebashkiakun e Kavajës shpall të pavlefshëm mandatin e Elvis Rroshit. Ky vendim i komunikohet menjëherë kryeministrit.
KQZ shpall të pavlefshëm mandatin e Shkëlqim Selamit. Ky vendim i dërgohet menjëqherë Kryetarit të Kuvendit.
KQZ shpall të pavlefshëm mandatin e Dashamir Tahirit. Ky vendim i dërgohet menjëqherë Kryetarit të Kuvendit?.