Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, analisti dhe drejtuesi i emisionit Arena, Dritan Hila tha se vitin e ardhshëm nuk pret asgjë të pazakontë dhe gjendja sipas tij do të jetë e njëjtë.
Ai tha se do të vazhdojmë të kemi ministra pa identitet, duke përmendur këtu Arben Ahmetajn dhe Damian Gjiknurin.
Gjatë intervistës, Hila thotë se reforma në drejtësi do të përfundojë me gjykatës të emëruar nga Rama që do t?i garantojnë atij një imunitet 20 vjeçar.
Hila: Kjo qeverisje është, po të njëjtin njerëz. Është po ky Edi Rama që vazhdon të njëjtat batuta, po këta ministra pa identitet. Asnjërit nuk i thotë asgjë as Damian Gjiknuri, as Ben Malaj, më fal Ben Malaj është personalitet, ky tjetri, Arben Ahmetaj.
Imagjinoni nuk i mbaj as mend emrin. Nuk ka lidhje me emrin, por me rezultatin. Jemi në një periudhë ku do të mbetet ajo fjala popullore: ?Leskovik tatëpjetë, siç ka qenë do të jetë?.
Nuk presim revolucione, nuk presim trazira. E vetmja e re që mund të jetë është sjellja e Blushit dhe se sa elektorati shqiptar do të përkrahë dy sfidat e reja Blushin dhe Bojaxhiun. Vërej një lloj imobiliteti nga ana e elektoratit dhe një lloj dembelizmi nga ana e elitës intelektuale, e shkaktuar nga zhgënjimi i madh që solli Edi Rama në 2013.
Pritej një Edi Ramë që të kishte dalë nga ai kryebashkiaku i vogël që luante cici-mis me ndërtuesit për një rrugë dhe të ishte kryeministri vizionar që do të ndryshonte Shqipërinë. Ka mbetur po i njëjti kryebashkiak i vogël që po drejton me të njëjtët oligarkë Shqipërinë, me të njëjtët ndërtues që as oligarkë nuk janë. Janë biznesmenë të vegjël që fitojnë pesëlekëshin e tyre duke bërë pazare me pushtetin.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/hila-shqiperia-2017-me-kujton-leskovik-tatepjete-sic-ka-qene-do-te-jete/