Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dëmshpërblimi për familjet e përmbytura ka filluar nga Kruja. Kryeministri Rama tha se brenda ditëve të këtij fundviti, do të përfundojë kompensimi financiar për të gjitha ato familje që kanë pësuar dëm deri në 7 milion lekë të vjetra.
Rama: Ne jemi këtu për t?u thënë të gjitha familjeve që u përmbytën dhe që pësuan dëme nga 100 mijë lekë [të vjetra] deri në 6-7 milionë lekë [të vjetra], se jo vetëm ne nuk i harruam, por para mbylljes së vitit do i dëmshpërblejmë një për një.
Rama premtoi dëmshpërblim edhe për të prekurit nga përmbytjet e viteve të kaluara.
Rama: Jemi krenarë për faktin që nuk dëmshpërblejmë vetëm ju që u përmbytët pak kohë më parë, por edhe të tjerë që mbase e kishin humbur përfundimisht shpresën se do të merrnin ndonjëherë paratë e dëmeve për përmbytjet që u kanë ndodhur vite më parë.
Shpërndarja e çeqeve për disa banorë të Krujës u shoqërua me batutat e zakonshme të kreut të qeverisë.
Rama: Hajde Rexhepi nuk e ka besu. Ka çu grunë..shko një herë dhe shohim se zor të japin lekë ata komunista.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/permbytjet-ne-kruje-rama-kompensim-brenda-vitit-deri-ne-7-mln-leke/