http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kreu i qeverise Edi Rama ka siguruar nga Fushe Kruja se të gjithë familjet e përmbytura do të marrin dëmshpërblimin, ndryshe nga me pare kur sipas tij, qeveritë nuk janë kujtuar per te prekurit nga këto fatkeqësi.?Sot ne jemi këtu për t?u thënë të gjitha familjeve që u përmbytën dhe që pësuan dëme nga 100 mijë lekë të vjetra deri në 6-7 milionë lekë të vjetra jo vetëm që nuk i harruam, por para mbylljes së vitit do t?i dëmshpërblejmë një për një, sepse nuk mund të bëjmë atë që bënë në të shkuarën, ata të cilët lanë një mal me borxhe për sa i përket pikërisht këtyre detyrimeve, borxhe nga katër anët.?Rama i ka konsideruar përmbytjet si zemërim te natyrës. Por ai i lidhi ato me shkatërrimin qe la pas qeverisja e kaluar.?Ajo që është bërë me Krujën është e pashembullt në histori, siç ia hëngri malet Saliu Krujës, asnjë sulltan dhe gjithë sulltanët bashkë nuk ia hëngrën.?Gjate dhënies se dëmshpërblimeve, Rama nuk kurseu as batutat me banoret. Kryeministri ka premtuar se Fushe Kruja do të transformohet shumë shpejt, duke përmendur edhe rrugën e re që e lidh me Thumanën.