Përplasje për reformën zgjedhore - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bojkoti i zgjedhjeve nga opozita nuk është opsion. Por bashkëkryetari i komisionit per reformën zgjedhore Oerd Bylykbashi ka paralajmëruar se nga standardet e procesit varet kontestimi i tyre. Demokratët nuk heqin dorë as nga votimi dhe numërimi elektronik. Bylykbashi tha se mazhoranca po shmanget nga detyrimi për garantim te standardeve në zgjedhje. Por në kundërpërgjigje, Taulant Balla tha se propozimet e opozitës nuk kanë lidhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR. Ai ka kujtuar vështirësitë e aplikimit të këtij sistemi. Sa i takon financimit të partive në fushatat zgjedhore, opozita kërkon financim nga buxheti shtetit. Ndërkohë që mazhoranca e refuzon atë. Mandati i komisionit të posaçëm parlamentar është shtyrë me vendim të Kuvendit deri më mesin e muajit shkurt. Palët janë vendosur në kahe të kundërta, duke prezantuar propozime, për të cilat nuk kanë asnjë pikë të përbashkët.