Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nuk ka vonuar përgjigja e Prokurorisë për KQZ, që kërkoi fakte shtesë për dy deputetët Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami dhe kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi. Burime të Prokurorisë thanë për Ora News se sot janë ridërguar materiale që KQZ i ka në dosjen e secilit prej tre zyrtarëve. Ndërkaq bëhet e ditur se në kuadër të dekriminalizmit po verifikohen 570 raste, mes tyre 20 janë deputetë dhe kryebashkiakë.
Prokuroria e Përgjithshme i është përgjigjur menjëherë KQZ që kërkoi fakte shtesë për 3 zyrtarët që rrezikojnë mandatin.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkoi organit të akuzës që t?i vinte në dispozicion numrin dhe datat e vendimeve përkatëseve të gjykatëve për kryetarin e bashkisë se Kavajës, Elvis Rroshi dhe dy deputetet Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri.
Burime nga prokuroria thanë se bëhet fjalë për dokumenta që KQZ aktualisht i ka, por thjesht i janë ridërguar gjatë dites se martë.
Ndërkohë zyrtarisht mësohet se 20 nga 570 zyrtarët që janë duke u verifikuar nga sektori i dekriminalizmit në Prokurorinë e Përgjithshme i përkasin niveleve të larta si deputetë dhe kryebashkiakë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/prokuroria-po-verifikon-edhe-20-zyrtare-te-nivelit-te-larte/