Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mazhoranaca ka rihapur aplikimet për vendin vakanat të avokatit të popullit, edhe pse Lëvizja Socialiste për Integrim e kundërshtoi.
Deputeti socialist Ulsi Manja nuk dha ndonjë argument ligjor pse duhet të rihapet gara kur tashme janë 3 kandidatë zyrtarë, duke argumentuar se njoftimi i bërë në faqen e Kuvendit nuk mjafton pasi sipas tij për shkak të mungesës së informacionit shumë persona nuk kanë mundur të jenë pjesë e procesit.
Manja: Që kandidaturat tashmë janë dëgjuar në këtë komision dhe kanë dorëzuar dokumentet brenda afatit, të mos rikandidojnë përsëri pra të konsiderohen pjesë të procesit.
Por nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili tha se procedura është ekstra ligjore, dhe diskriminon kandidatët në garë.
Vasili: Ky proces ku ka qenë i paligjshëm deri sot? Ku ka qenë jo transparentë? Ku ka qenë i mbyllur deri sot? Të cilat na bëjnë të gjejmë një zgjidhje, nuk është ligjore sepse këto afate i ka vënë ligji. Më rezulton se komisioni i ka përmbushur të gjitha detyrimet. As se ka mbyllur për njeri dhe as se ka privuar asnjë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ps-lsi-sherr-per-avokatin-e-popullit/