Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj dhe kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi kanë ndarë 40 pako dhuratash në shtëpinë e të moshuarve në Kavajë. Ministri Ahmetaj apeloi që për personat në nevojë të mos kujtohemi vetëm në ditët festive, ndërsa Rroshi premtoi më shumë investime në këtë qendër.
Në prag të festës së ndërrimit të viteve, Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka ndarë 40 shporta me dhurata për moshën e tretë në shtëpinë e të moshuarve në Kavajë.
Ministri Ahmetaj tha se ditët festive nuk duhet të jenë të vetmet ditë në të cilat të kujtohemi për ata që kanë nevojë për dashuri.
Ahmetaj: Kemi bërë shumë këto tre vite dhe vrulli i të bërit punëve apo edhe ngarkesa e përditshme nuk do të duhet të na largojë nga njerëzit në nevojë. Nuk duhet tu mungojë kurrë vëmendja. Ky ishte nje xhest njerezor për të treguar që nuk harrojmë brezin e tretë.
I pranishëm në takimin me të moshuarit ishte edhe kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi, i cili pret këto ditë vendimin e KQZ për kërkesën e prokurorisë për ndërprerjen e mandatit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ahmetaj-e-rroshi-ndajne-40-pako-ndihma-per-te-moshuarit/