Report TV - Fushë Krujë, Rama me familjet e përmbytura: Paratë para festave

2017-02-26 0

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me familjet e prekura nga përmbytjet në Fushë Krujë, ka premtuar dëmshpërblim para vitit të ri.

Kreu i qeverisë theksoi se paratë e dëmshpërblimit do t'i marrin edhe familjet e përmbytura vite më parë, por që prej vitesh janë lënë në harresë.

"Ka nga ata që përmbytjet iu shkaktuan 100 mijë lekë dëme e nga ata me 5-6 milionë lekë të vjetra. Para mbylljes së vitit do t'i dëmshpërblejmë një për një. S'do dëmshpërblejmë vetëm ju që jeni përmbytur pak kohë më parë por edhe të tjerët që i kishin humbur shpresat se do t'i merrnin paratë pasi janë përmbytur kohë më parë. Ne nuk harrojmë asnjëherë detyrimet tona. Ka nga ata që janë këtu dhe s'e kanë besuar se do t'i merrnin shpërblimet. Është shumë e vështirë për disa që e vërteta më e prekshme të mos iu duket rrenë. Të gjitha dëmshpërblimet për familjet e regjistruara, për dëmet e regjistruara, këtu në këtë zonë dhe në të gjithë Shqipërinë, do të jepen deri në qindarkën e fundit", u shpreh Rama.