Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në vigjilje të vitit të ri, kryeministri Rama, ministra të kabinetit dhe deputetë ishin prezentë në 28 institucione të përkujdesjes sociale në të gjithë Shqipërinë. Nga të mitur të braktisur, tek ata me nevoja të veçanta, të moshuarit dhe grupet vunerabël u garantua mbështetje dhe vëmendjen ndaj këtyre kategorive.
?Festat duan dashuri? nën moton për të qënë pranë fëmijëve të braktisur, të moshurave, njerëzve në nevojë, kryeministri Rama, ministrat të kabinetit të tij dhe deputetë të Partisë Socialiste kanë zgjedhur 28 institucione dhe strehëza ku u organizuan në të njëjtën orë aktivitete festive dhe u shpërndan dhurata. Kryeministri Edi Rama, ishte në shtëpinë e të moshaurave në Ali Dem.
Ministri i Mirëqënies Sociale Blendi Klosi është takuar me fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës në Berat, të cilëve u garantoi se do të jenë në vëmendje të qeverisë për arsimimin dhe çdo nevojë tjetër të tyre.
Klosi: Të kemi të gjitha beneficet që shteti mund të japë për fëmijët, ju të gjithë e keni marrë këtë mbështetje shtetërore për më shumë shkolla, bursa etj.
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka vizituar fëmijët e ngujuara, festa për të cilët nuk merr ngjyrat e çdo personi tjetër në liri. Ministri Bushati u dha shpresë të vgjelëve se reforma në drejtësisë do të zgjidhë fenomenin e gjakmarrjes.
Bushati: Shpresoj shumë edhe me reformën në drejtësi tya mposhtim këtë fenomen që nuk ka lidhje me zakonet më të mira të shqiptarit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/festat-rama-dhe-ministrat-vizitojne-28-institucione-te-perkujdesjes/