Mbështetje për njerëzit në nevojë - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ishte pjesë e aktivitetit të përvitshëm që organizohet nëpër qendrat sociale. Këtë vit, Tahiri uroi festat nga ?Qendra Kombëtare Tranzitore e Emergjencave? ku u organizua një festë dhe u shpërndanë dhurata për familjet rome.?Dua vetëm t?ju uroj Gëzuar Vitin e ri, qoftë viti 2017 më i mirë për ju!Syte tanë dhe vëmendja jonë është te ju, fëmijët tuaj, për t?ua bërë jetën më të mirë, kushtet e jetesës më të mira, dhe shpresoj që bashkë me Drejtoreshën, bashkë me Kryeministrin, bashkë me ekipin e qeverisë, të jemi në gjendje t?ju ndihmojmë sa duhet dhe sa ju e meritoni. Gëzuar të gjithëve 2017!?Ndërkohë shefi i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati, zgjodhi Shkodrën ku uroi fëmijët, familjet e të cilëve janë në gjakmarrje.?Falenderoj ekipin e misionareve te Shkodrës per punën qe bëjnë ne përballimin e ketij fenomeni gërryes per shoqërinë qe nuk ka lidhje me doket apo zakonet e shqiptarit. Fakti qe përballemi me kete fenomen vjen dhe si rezultat i mungesës se drejtësisë, e cila ka çuar ne shume raste drejt vetëgjyqësisë. Duhet te punohet me zbatimin e reformës ne drejtësi qe qytetaret te vendosin besimin tek institucionet e se drejtës dhe jo tek vetëgjyqësia. Prej zbatimit te ligjit te vetingut ne do te kemi nje besim me te madh te qytetareve tek drejtësia çka do te ketë nje efekt edhe tek kjo kategori. Janë bere disa hapa per trajtimin e këtij fenomeni, duke përfshirë hapat ekonomiko social siç është formimi profesional i nenave dhe vajzave te këtyre familjeve, si dhe punësimi per te zbutur sado pak këtë plage sociale?.Edhe Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ishte ne festen e organizuar ne shtëpinë e fëmijës ?Zyber Hallulli? ne Tiranë. Te gjithë anëtaret e kabinetit qeveritar kane vizituar qendrat sociale për te përcjellë mesazhet e tyre ne mbështetje te njerëzve ne nevoje kete fundviti.