Report TV - Dekriminalizimi, zbardhet kërkesa e Prokurorisë për KQZ

2017-02-26 0

Report Tv zbardh kërkesat e Prokurorisë dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ndërprerjen e mandatit të tre të zgjedhurve përfshi deputetëve Dashamir Tahiri, Shkëlqim Selami dhe kryebashkiakut Elvis Roshi.

Në këto kërkesa seksioni i dekriminalizimit ka përshkruar dhe dënimet e fshehura të të zgjedhurve, ku rezulton se deputeti Shkëlqim Selami është hetuar dhe dënuar në kuadër të një organizate kriminale të trafikut të qenieve njerëzore.

Në faksimilen e siguruar nga Report Tv prokurori Petrit Fusha i cili ka hetuar rastin e deputetit Selami ka renditur faktet se Selami është arrestuar më 31/08/2006 dhe ky urdhër arresti i ekzekutuar në 2006 është lëshuar në 03/10/1994 si masë sigurie personale ?arrest me burg në mungesë?.

Në këtë masë sigurimi deputeti Selami është hetuar së bashku me persona të tjerë dhe në kopjen e vendimit gjyqësorë që Report Tv disponon rezulton se tre gjyqtarët italian Rodoslo Boseli, Domenico Toni dhe Katia Pinto e kanë gjykuar Selamin në mungesë së bashku me 7 persona të tjerë pesë shqiptarë dhe 2 italianë.

Free Traffic Exchange