Ligjet e reformës në drejtësi - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse Parlamenti është pushim deri me 16 janarin e vitit te ardhshëm, Komisioni i Ligjeve është mbledhur per te diskutuar reformën ne drejtësi. Kreu i komisionit Fatmir Xhafaj ka deklaruar se deputetet nuk do te bejne pushime ne mënyrë qe te miratohen sa me shpejt 27 ligjet e reformës ne drejtësi. Por Petrit Vasili i LSI i ka kujtuar se këto ligje as nuk janë depozituar e as nuk jane futur ne kalendar. Kjo ishte përplasja e pare mes LSI dhe PS. Përplasja e dyte ndodhi per garën per Avokatin e Popullit. Igli Totozanit i ka përfunduar mandati ne 22 dhjetor dhe ne garën per kete post janë paraqitur 3 kandidatura. Por PS ka kërkuar zgjatjen e afatit te aplikimit me 20 dite, kërkese qe ka marre votën kundër te LSI. Avokati i Popullit zgjidhet me 84 vota dhe PS i duhen edhe votat LSI per ta miratuar. Edhe pse është nje institucion pa shume pushtet, Avokati i Popullit merr rendësi pasi ne kuadër te reformës ne drejtësi, ai hap garën per personat qe do te bëjnë Vettingun.