Ajo është vetëm 3 vjeç. Ka humbur njërin sy për shkak të sëmundjes së saj dhe ajo që rrezikon ende është verbimi i plotë. Së bashku me familjen jetojnë në fshatin Drenovë të Mallakastrës.
Prindërit e saj kërkojnë ndihmë që të ndërhyhet për të shpëtuar syrin e djathtë. Duhet të jetë ndërhyrje me rrezatim. Mjekët në Tirnaë i kanë thënë që të kurohet jashtë Shqipërisë, por situata financiare e prindërve të saj nuk e mbulon dot shpenzimin.