Grabitet kazinoja në Tiranë, vidhen 2 mln lekë të vjetra - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-26 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Grabitje ne qendër te Tiranës. Kanë mjaftuar vetëm pak minuta që dy persona të armatosur të grabisin një kazino në rrugën e ?Elbasanit?. Policia e kryeqytetit njoftoi se ngjarja ndodhi rreth orës 04:32 te mëngjesit të kësaj të mërkure. Njëri nga autoret, sipas burimeve te policisë, ka pasur një armë zjarri tip pistoletë, ndërkohë qe grabitësi tjetër ka patur në dorë një thikë. Grabitësit kane kërcënuar rojën e sigurisë te kazinosë.Referuar te njëjtave burime, mësohet se ata kanë arritur të marrin 200 mijë lekë dhe të largohen pa lënë gjurmë. Ne momentin e ngjarjes ne ambientet e kazinosë, ndodhej vetëm punonjësi i turnit të natës, kur dy grabitësit nen kërcënimin e armës i morën paratë e xhiros ditore. Policia po punon për identifikimin e autoreve, ndërsa janë sekuestruar kamerat e sigurisë se biznesit, te cilat pritet te hedhin me shume drite. Grabitjet janë kthyer nje problem mjaft shqetësues per strukturat e policisë.

Free Traffic Exchange