Report TV - 2 persona të armatosur grabisin 200 mijë lekë në një kazino

2017-02-26 1

TIRANË - Një kazino është grabitur mëngjesin e kësaj të mërkure në kryeqytet në rrugën e Elbasanit.

Sipas informacioneve nga policia, kanë qenë dy persona të cilët janë futur në kazino rreth orës 04:32 dhe nën kërcënimin e armës dhe thikës, kanë mundur të marrin 200.000 lekë.

Pasi kanë grabitur kazinonë autorët janë larguar me shpejtësi duke përfituar edhe nga errësira.