Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministria e Turizmit po përgati një kalendar gjithëvjetor të turizmit në Shqipëri. Ministrja Milva Ekonomi e pranishme ne ceremoninë përmbyllesë të projektit ??Në Zbulim të Mistereve të Jugut?, tha se qëllimi është që turistët të mos vijnë në Shqipëri vetëm për plazhin por të eksplorojnë çdo zonë të bukur në çdo stinë.
Ministria e Turizmit do të ketë gati vitin që vjen një kalendar turistik gjithëvjetor. Ministrja Milva Ekonomi duke folur në përmbyllje të projektit ?Në Zbulim të Mistereve të Jugut?, tha se sfida është zgjatja e sezonit turistik.
Ekonomi: Mungon kalendari i promovimit gjithëvjetor të turizmit në Shqipëri. Ato duhet të vijnë si shumatore të zonave shumë të vogla dhe këto janë duke u ndërtuar. Por po të ndërtojmë këto nga ana tjetër kemi mundësinë që të masim kontributin që jepo turizmi në ekonomi.
Dhe për ta bërë këtë sipas ministres, nevojitet alternimi i aktiviteteve, ku turistet te mos përdorin vetëm detin, por edhe malin.
Ekonomi: Të bëjmë këtë kalimin e butë, pasi përdor detin të mund të përdorësh malin, të mund të përdorësh kodrën dhe produkti turistik të zgjatet në kohë dhe në sezon.
Projekti krijoi një ndërlidhje mes veriut e jugut përmes veprimtarish të zhvilluara nga Tropoja në Himarë, për të shkëmbyer përvojën e turizmit malor.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/zbulimi-i-mistereve-te-jugut-turistet-jo-vetem-per-detin-por-edhe-malin/