2016-ta, vit i zymtë për Europën - Top Channel Albania - News - Lajme

2017-02-26 0

Kriza e refugjatëve, vendimi i Britanisë për shkëputje, tensionet e brendshme mes vendeve anëtare nuk lë shumë vend për hamendësime. Politikisht, 2016-ta për bllokun Europian, ishte një vit i keq. Viti nisi ashtu sikurse edhe vazhdoi: Me vërshim refugjatësh. Mijëra vetë kalonin çdo ditë përmes Ballkanit duke detyruar Austrinë të parën, e pas saj edhe Slloveninë e Hungarinë të mbyllnin kufijtë.