Pas plagosjes së 3 antarëve të familjes Kocaqi nga ish-dhëndrri Marjan Levanti, vijojnë konfliktet mes dy familjeve.
Shkak është bërë djali 8 vjeçar i Marjan Levantit dhe Eleni Kocaqit. Burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se nëna e Marjan Levantit, Afërdita Levanti ka shkuar në banesën ku jeton ish gruaja e tij Eleni Kocaqi për t?i marrë djalin 8-vjeçar.