Ora News - Dritan Ylli: Edhe LSI kërkon të fitojë kampionatin

2017-02-26 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ashtu si PS edhe LSI kërkon të fitojë kampionatin. Kështu ka deklaruar Dritan Ylli, anëtari i kryesisë së LSI. Në një intervistë në studion e lajmve të Ora News, Ylli tha se koalicioni qeverisës ka ende punë për të bërë dhe se ka kohë për vendosjen e koalicioneve që do të përcaktohet nga forumet e reja të partisë.
Ylli: Forumet e reja do të vendosin, por mendoj se jemi shpejt, është akoma shpejt. Koalicioni është në detyrë, ka akoma detyra për të kryer. Jo vetëm në rrafshin qeverisës, por edhe atë organizativ, kemi akoma detyra. Në 2017 ne do fillojmë zgjedhjen e forumeve drejtuese në Tiranë, ku do ketë zgjedhje për drejtuesit mbi qendër votimi, pastaj drejtuesit e njësive bashkiake në Tiranë dhe më pas një konventë që do mbahet në Tiranë dhe kjo është e gjitha një ndezje dhe një dhënie e marsheve për të shkuar drejt zgjedhjeve.
Kapiteni i PS deklaroi që duan ata që të fitojnë kampionatin, edhe në kemi kapitenin tonë, Ilir Meta i cili ka drejtuar Shqipërinë me sukses dhe besoj që edhe kapiteni jonë kërkon të fitojë kampionatin.
Dritan Ylli tha se LSI ka synim që të dalë forcë e parë politike. Ai u shpreh se qeverisja PS ? LSI ka bërë shumë punë, por ka ende vend për përmirësim.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dritan-ylli-edhe-lsi-kerkon-te-fitoje-kampionatin/

Free Traffic Exchange