Ora News –Ahmetaj: Amnisti për detyrimet e vjetra, skanim kompanive

2017-02-26 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shifrat zyrtare të publikuara nga Ministri i Financave Arben Ahmetaj flasin për një përmirësim të imazhit të vendit dhe besueshmëri tek ekonomia shqiptare. Kështu i ka lexuar këto statisitika edhe ministri Financave sipas të cilit përmirësim rekord ka bërë thithja e investimeve të huaja. Ahmetaj ka sqaruar edhe amnistinë e gjobave për bizneset, ndërsa paralajmëroi se ka filluar skanimi i kompanive të mëdha të cilat kanë abuzuar me niptet dytësore.
Ministri i Financave Arben Ahmetaj teksa ka bërë një bilanc të punës së një viti, shprehet se është përmirësuar imazhi i vendit dhe forcuar besimi i operatorëve tek ekonomia vendase. Shpresëdhënëse i ka cilësuar disa prej shifrave zyrtare të këtij fundviti ministri, ku veçoi rritjen e eksporteve, importeve si dhe rritje e kredisë kryesisht të asaj në monedhë vendase.
Ahmetaj: Rritja e kredisë në lekë tregon rritje besimi të operatorëve ekonomikë. Ky lloj besim të monedha e vendit transferohet në besim te ekonomia shqiptare.
Ahmetaj e ka cilësuar historik nivelin e invetimeve të huaja, ndërsa lajmëroi se së shpejti do lançohet një paketë investimesh.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/ahmetaj-amnisti-per-detyrimet-e-vjetra-skanim-kompanive/

Free Traffic Exchange