Një nga zonat që deri pak kohë më parë shërbente si vendgrumbullimi për mbetjet urbane nga banorët e njësinë nr. 11, tashmë po shndërrohet në një hapësirë tërheqëse për qytetarët.
Bashkia e Tiranës nisi sot punën për krijimin e një parku të ri urban në zonën e Laprakës me mbjelljen e 320 fidanëve të rinj, si pjesë e operacionit më të madh të gjelbërimit të qytetit, për të krijuar atë që në Planin e Përgjithshëm Vendor njihet si ?Pylli Orbital?.