http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shume shpejt, banoret e Laprakës do të kënë një hapësirë më tërheqëse dhe të gjelbëruar. Bashkia e Tiranës, nisi këtë të martë punën për krijimin e një parku të ri në këtë zonë, ku do të mbillen 320 fidanëve të rinj.?Më vjen mirë që sot fillojmë parkun urban të Laprakës. Ka qenë një zonë totalisht e djerrë, si një kosh hedhurinash, ndërsa sot po nisim një park urban, i cili do u shërbejë mijëra banorëve që jetojnë në pallatet e reja, por edhe në pjesët që janë të zhvilluara rishtaz nga banorët e ardhur në vitet ?90. Do të jetë një ambient fantastik për ata që do kenë mundësi të kalojnë kohën e tyre të lirë. Jo të gjithë e kanë mundësinë apo kohën të shkojnë tek liqeni apo në parqet e mëdha, si Kashari, Farka, që po pyllëzojmë?.Veliaj tha se krijimi i këtij parku, do të rrisë edhe vlerën e pronës së qytetarëve.?Kemi pasur mbi 30 dëgjesa, jo vetëm në 24 njësitë, jo vetëm me shoqatën e arkitektëve, grupet e biznesit, këshilltarët e Këshillit Bashkiak, por ia kemi bërë këtë ftesë shoqërisë civile e kujtdo. E di që ditët e fundit janë kujtuar disa njerëz që pas një viti diskutimesh për planin urbanistik duhet të pyesim edhe disa ekspertë të baltës. Për të gjithë ekspertët e baltës, unë u them: Kishit një vit kohë për të na thënë gjithë opinionet që kishit, por nëse hidhni baltë, kam vetëm një rekomandim: Më mirë merrni një lopatë dhe mbillni një pemë sepse është më e dobishme për qytetin se sa rendja banak më banak për të hedhur baltë?.Në këtë zonë përveç, mbjelljes së pemëve, parashikohet edhe sistemi i sheshit, mbjellja e luleve dekorative si dhe vendosja e stolave, çka pritet që ta shndërrojë këtë zonë në një hapësirë çlodhëse.