Report TV - Pogradec, nëna në flakë të shpëtojë të birin, vdes 30-vjeçari

2017-02-26 1

POGRADEC-Një 30-vjeçar ka gjetur vdekjen mbrëmjen e së hënës pas një zjarri që ka rënë në banesën e tij në fshatin Bishnicë të Pogradecit.

I riu ndodhej në një prej dhomave në momentin kur ra zjarri, ndërsa janë nxjerrë shëndoshë e mirë e shoqja dhe e bija 2 vjeç, kurse nëna e djalit, u dërgua me plagë në spital pasi tentoi të shpëtonte të birin nga flakët.

Nga të dhënat e para, mësohet se zjarri ka rënë në orën 23:00, ndërsa shkak dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.