Report TV - Avokati i Roshit, Sollaku: KQZ s'ka mandat për të shkarkuar

2017-02-26 1

TIRANE-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) thirri sot në një seancë dëgjimore dy deputetët Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri, si dhe kreun e Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi të akuzuar për fshehje të dënimeve në formularin e dekriminalizimit.

Por Rroshi e Tahiri nuk morën pjesë personalisht por u përfaqësuan me avokatet përkatës. I vetmi që pranoi të marrë pjesë është Shkelqim Selami.