I ftohti shton virozat - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shtohen te prekurit nga virozat gripale. 450 persona ne dite ose 14 mije ne jave kërkojnë ndihmën e mjekut. Ne poliklinika dhe kryesisht urgjenca, fluksi i vizitave është i madh. Edhe pse ne qendrat shëndetësore ka shërbim, urgjenca, kryesisht ajo e pediatrisë, përballon numrin me te madh te vizitave. Radhët dhe prindërit qe presin per te vizituar fëmijët janë te mëdha. Për shkak te shume virozave ne qarkullim, ngarkesa ndihet edhe ne qendrat shëndetësore, ndonëse jo ne nivelin e urgjencave. Mjeket tregojnë se shenjat e gripi janë klasike, bllokim i rrugëve te frymëmarrjes, temperature e larte, kolle shpesh dhe dhimbje te forta barku. Vonesat ne mjekim shkaktojnë komplikacione. Kulmin e vet, virozat pritet ta shënoje ne muajt janar - shkurt, ku nuk përjashtohet ndonjë epidemi e mundshme. Ashtu si dhe ne vendet e tjera te Evropës, ketë periudhe qarkullon me shume gripi i tipit A.

Free Traffic Exchange