http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e shtetit ka kaluar ne gatishmëri te përforcuar per festat e fundvitit, ndërsa drejtori i përgjithshëm Haki Çako siguroi se natën e ndërrimit të viteve është hartuar një plan për të qenë sa më pranë qytetarëve. Pas prezantimit të librit për dëshmorin Ibrahim Basha, i cili u vra gjatë aksionit në Lazarat, Çako apeloi dhe një herë qytetarët mbi masat që duhet të marrin për sigurinë e tyre. Kryepolici shtoi gjithashtu tha se në vëzhgim janë dhe të gjithë personat me precedentë kriminalë, ndërsa janë siguruar objektet e rëndësisë së veçantë. Dy ditë më parë, Ministria e Brendshme publikoi listën me 22 këshilla për të ruajtur sigurinë gjatë festave të fundvitit. Ministri Saimir Tahiri, zgjodhi t?i transmetojë këshillat përmes disa fotove të publikuara në rrjetin social Facebook.