Report TV - Plani Urbanistik i Tiranës, Veliaj: Projektojmë kryeqytetin modern

2017-02-26 1

Bashkia e Tiranës prezantoi draftin final të planit urbanistik të cilin e diskutoi sot me të gjithë këshilltarët bashkiak përpara se të kalojë për miratim në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në 29 dhjetor. Në fjalën përshëndetëse, Kryebashkiaku Veliaj tha se Tirana e viteve të ardhshme sipas këtij plani do të jetë ajo e një kryeqyteti modern europian.

?Ky është një qytet që ngrihet në këmbë dhe që është elastik. Pavarësisht situatave që kanë ndodhur, besoj që viti i fundit ka qenë një vit që Tirana është ringritur. Është larg ambicies tonë, por megjithatë shpresoj që ky plan me gjithë amendimet që ne mund të bëjmë dhe me të gjithë shtesat, kur ky plan të hyjë në fuqi, do të fillojë të realizohet ambicia jonë për një qytet europian. Minimalisht secili prej nesh, nëse ishte Kryetari i Bashkisë, anëtar i Këshillit Bashkiak, të ketë mundësi të thotë që sa isha unë në atë detyrë, dhashë kontributin tim maksimal për një Tiranë shumë më dinjitoze sesa ajo që gjetëm?, tha Veliaj.

Free Traffic Exchange