POGRADEC-Nga 1 janari 2017, do të ndalohet importi i mjeteve që nuk plotësojnë standardin euro 5 të shkarkimit të gazrave.
Ndërkohë që mjetet që janë aktualisht në qarkullim, do të detyrohen të përmbushin të paktën standardin Euro 3.
Të dyja nismat vijnë përmes dy projektvendimeve të Ministrisë së Mjedisit, të cilat kanë synim përafrimin e normave të ndotjes me ato të Bashkimit Evropian.
Zotëruesit e mjeteve të prodhuara përpara vitit 2000 do të detyrohen të marrin masat përkatëse që të ulin normat e ndotjes.
Projektvendimi parashikon 1 korrikun si afatin e fundit për të përmirësuar normat e ndotjes, ndërkohë që kostot do të pëballohen nga vetë përballuesit e mjeteve.
Sa për mjetet e importit, do të jetë administrata tatimore përgjegjëse që në territorin shqiptar të mos futen më makina të prodhuara përpara vitit 2010, dhe me normë ndotje Euro 5.