http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
http://twitter.com/VizionPlusTv{ch13}{ch13}Dasma e Orinda Hutës dhe Turjan Hyskës është gjithmonë e më afër. Kur nga çifti është noftuar se ajo do të mbahen mbrëmjen e 27 korrikut 2017, interesi për të zbuluar detajet e dasmës është shumë i madh. Këtë episod të ?Fustani i Ëndrrave? diçka ka ndodhur, përpara së cilës Orinda është dorëzuar, ku dashur pa dashur ka zbuluar se si do të jetë fustani i bardhë, i cili do të shndërrijë në trupin e saj. Orinda në episodin e fundit të ?Fustani i Ëndrrave? na ka lënë të kuptojmë se një të preferuar ajo e ka, që e ftuara në emisionin special të Krishtlindjes, Brunilda Lahe, zgjodhi të vishte në provën e parë. Në momentin kur Bruna është shfaqur me këtë fustan, ajo që ka reaguar më shumë nga të gjithë ka qënë Orinda. E surprizuar për zgjedhjen e Brunës, Orinda u shpreh: ?Unë personalisht e kam shumë qejf si fustan, ishte i dukshëm dhe reagimi im. Është nga ato fustane që unë mund ta fusë si të preferuarit e mi në koleksionin e këtij viti dhe të vitit të ardhshëm, sigurisht?. Në fakt ajo që na bën përshtypje është dashuria dhe entuaziami me të cilin Orinda shprehet kur thotë: ?? dhe të vitit të ardhshëm, sigurisht.? Në këtë sens mendojmë se Orinda e ka idenë e qartë për fustanin e bardhë të saj, në ditën më të lumtur të vitit 2017, kur do të celebrojë dashurinë 10 vjeçare më Turjan Hyskën. Megjithatë, ashtu sikurse Orinda pyet shpesh nuset e ftuara në emisionin e saj, këtë herë po e bëjmë ne pyetjen. A do të jetë kjo zgjedhja përfundimtare e saj?