Report TV - Ligji i ri, tkurren kompetencat e Ministrit të Drejtësisë

2017-02-26 0

Pas Presidencës dhe Ministria e Drejtësisë do të ketë një ligj të ri, që ndryshon totalisht kompetencat e saj. Report Tv zbardh draftin që do të miratohet vitin e ardhshm në kuadër të Reformës në Drejtësi.

Sipas ligjit të ri, ministrit të drejtësisë i hiqet kompetenca për të kryer inspektime dhe procedime disiplinore të gjyqtarëve të shkallës së parë dhe të Apelit. Sipas ndryshimeve kushtetuese të paketës së ligjeve të drejtësisë kompetenca për të filluar procedimin disiplinor i kalon Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.