Bashkia, drekë për njerëzit në nevojë

2017-02-26 0

Dreka e Krishtlindjes e ka gjetur Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, duke shërbyer ushqim për të moshuarit dhe të varfërit në mensën sociale të Laprakës.

?Dua të falenderoj të gjithë ata që shërbejnë në këtë mensë sociale. E di që këtu ka njerëz që shërbejnë çdo ditë me dashuri, pasion e përkushtim. Besoj që të gjithë duhet të mësojmë nga ata që shërbejnë këtu sepse Tirana ka nevojë për më shumë shërbëtorë dhe për më pak udhëheqësa?.

Veliaj ka zgjedhur të bëjë edhe një apel në këtë ditë feste.

"Të kemi mundësi që të jemi solidarë, të jemi pranë njerëzve në nevojë dhe të kemi mundësi që të ndihmojmë, të ndihmojmë, të ndihmojmë. Sepse vetëm kur të kemi komunitete të forta, mund të kemi një Tiranë të fortë?.

Drekë festive për njerëzit në nevojë në ditën e Krishtlindjes është shtruar në të gjitha mensat sociale në kryeqytet.

Tv Klan

Free Traffic Exchange