Kreu i Partisë Demokratike, këtë herë urimin për Krishtlindje ka zgjedhur ta bëjë nga Fieri.
Lulzim Basha ka vizituar sot Kishën Ortodokse "Shën Gjergji" në qytetin e Fierit ku u ka uruar të gjithë besimtarëve ortodoks dhe katolik gëzuar Krishtlindjen.
Në mesazhin e tij të urimit, Basha ka uruar më shumë paqe dhe mbarësi për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen me shpresë se dita e nesërme do të jetë më e mirë.